Sport

Start i çmendur i Superiores, Dinamo befason Kastriotin, Kukësi kalon debutuesit e Egnatias

12 Shtator 2021, 13:45 Nga DOSJA
Start i çmendur i Superiores, Dinamo befason Kastriotin, Kukësi

TIRANE – Mbyllet java e parë e Superiores Abissnet. Asgjë nuk ndryshoi gjatë 45 minutave të dyta në dy takimet e fundit të kësaj jave.

Në Kamëz, kryeqytetasit blu të Dinamos, të rikthyer në elite pas 9 vitesh, mundën me lehtësi Kastriotin me rezultatin 2-0, ku autor i të dy golave fitores ishte Chinedu (1’ dhe 21’). Diferencat cilësore midis të dy skuadrave ishin të dukshme në fushën e blertë.

Në stadiumin e Rrogozhinës, rezultati i 45 minutave të para, ndryshoi vetëm në minutat e fundit. Skuadra verilindore e Kukësit arriti të fitonte 3-1, përmes drithërimave në minutat e fundit. Pasi kishin shpërdoruar disa raste me anë të Krasniqit dhe Shtupinës, do të ishte Telushi (89’), i cili do të shënonte një gol spektakolar për Egnatian, duke i dhënë ngjyra të ndezura ndeshjes.

Por kohë nuk kishte më, 4 minutat e shtesës ishin të pamjaftueshme për barazuar shifrat. Madje Kukësi do të shënonte edhe golin e tretë me Milunoviç (90”+3), ndërkohë që më pare për verilindorët kishin shënuar Daci (20’) dhe Peposhi (40’).

Pas pesë ndeshjeve të javës së parë të Superiores u realizuan 21 gola, duke dhënë mesataren e lartë 4.2 gola për ndeshje, ku takimet e djeshme Laçi-Vllaznia dhe Tirana-Skënderbeu ishin ato ku u shënuan më shumë gola, respektivisht 8 dhe 6 gola.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dinamos egnatian kastriotin kukësit superiores abissnet dinamos egnatian kastriotin kukësit superiores abissnet

Sondazh

Poll

Sport 12 Shtator 2021, 11:21

Sot është dita e debutimit të sulmuesit kuqezi

ITALI – Rey Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës...

Sport 12 Shtator 2021, 11:16

Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

KAVAJE – Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur Nexhat Gjuzi.I lindur në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946, pjesën e parë të karri...