Sport

Trajneri i Kukësit Longo: “Kur stërvitesh shumë i merr shpejt frytet”

12 Shtator 2021, 15:39 Nga DOSJA
Trajneri i Kukësit Longo: “Kur stërvitesh shumë i merr

ROGOZHINE – Trajneri i Kukësit Diego Longo foli me superlativa për skuadrën e tij pas suksesit 1-3 në fushën e Egnatias. Italiani u shfaq optimist në intervistën për Supersport për vazhdimësinë e sezonit.

“E prisja këtë fitore sepse kemi punuar shumë mirë. Jam me fat sepse kam skuadër shumë të mirë. Jemi stërvitur fort dhe kur e bën këtë është shumë e thjeshtë të bësh në fushë atë që ke përgatitur. Na pëlqen të mbajmë topin dhe të kontrollojmë ndeshjen, kemi lojtarë që mund ta bëjnë këtë dhe e shijojnë. Është diçka ndryshe, por shumë e mirë. I kam parë të gjitha ndeshjet e tjera”.

“E kam përgatitur ndeshjen, duke parë Egnatian në miqësoret e shkuara. Kam parë organizim shumë të mirë te kundërshtarët dhe për këtë duhet të përgatitemi shumë fort për të arritur në nivele të larta“, tha Longo.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Shtator 2021, 11:21

Sot është dita e debutimit të sulmuesit kuqezi

ITALI – Rey Manaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë. Sulmuesi lushnjar, u rikthye në futbollin italian, teksa u transferua nga radhët e Barcelonës...

Sport 12 Shtator 2021, 11:16

Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv

KAVAJE – Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur Nexhat Gjuzi.I lindur në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946, pjesën e parë të karri...