Aktualitet

Covid-19 merr jetë njerëzish, Bashkia Tiranë sponsorizon eventin që grumbullon qindra qytetarë në shesh, ndeshja mes Ervis

12 Shtator 2021, 17:51 Nga DOSJA
Covid-19 merr jetë njerëzish, Bashkia Tiranë sponsorizon eventin

TIRANË– Ndërkohë që Covid-19 rrit çdo ditë numrat e jetëve që merr, Tirana ka vendosur që të shtojë një tjetër koncert në listën e festive të shumta që me grumbullimet e njerëzve lehtësojnë transmetimin e koronavirusit nga një person tek tjetri. Këtë mbrëmje, në sheshin “Skënderbej” është njoftuar se do të mbahet një ndeshje në sportin e Muay Thait. Dy herë kampioni i Evropës, Ervis Bici po ndeshet sërish për një titull të tillë dhe si kundërshtar ka marokienin Abdul Kassimi, i cili njihet si një djalosh shumë i fuqishëm e me reflekse te shpejta.

Në ringun e Tiranës publikun do ta argëtojnë edhe emra të njohur të shoëbizit shqiptar si Noizy, Dafina Zeqiri e Bes Kollaku. Nuk mungojnë as DJ-t, Dj Geek e Dj Crax. Bileta për të parë këtë ndeshje dhe për të qenë në qendër kushon 500 lek të reja, por kjo nuk i ka ndaluar qytetarët e Tiranës që të grumbullohen jashtë perimetrit. Në videon që sjell Dosja.al, në sfond dëgjohet muzikë ritmike, ndërsa dhjetëra persona kanë nisur të grumbullohen. Siç duket ky moment është filmuar gjatë parapërgatitjeve, ndërsa tani sheshi duhet të jetë mbushur, pasi eventi është planifikuar të fillojë në orën 17:00.

Mbështetësja kryesore për këtë event është Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn, pjesë e Partisë Socialiste që çdo ditë bën thirrje për vaksinim të qytetarëve. Por, studimet kanë treguar se edhe vaksinimi me dy doza nuk është se të siguron një mbrojtje 100%, aq më tepër nga variant Delta i Covid-19 që është përhapur në të gjithë botën. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 4 viktima dhe 864 raste të reja.

Vetë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë thirrje për shmangien e grumbullimeve dhe për ruajtjen e distancës, por kur vjen puna tek evente të tilla, sytë mbyllen.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll