Politike

Homazhe në Memorialin e liderit të Lëvizjes Studentore/ 23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Basha: Ndezi shpirtrat dhe vrau f

12 Shtator 2021, 08:17 Nga DOSJA
Homazhe në Memorialin e liderit të Lëvizjes Studentore/ 23 vite

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar ditën e sotme Azem Hajdarin. Demokratët, në shenjë nderimi ndaj figurës së Hajdarit, kanë kryer homazhe në Memorialin e liderit të ‘Lëvizjes Studentore’, ndërsa kanë vendosur edhe kurora me lule. Përmes një mesazhi, Basha theksoi se sot kujtohet njeriu që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci. Mes të tjerash Basha tha se vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

MESAZHI I BASHËS:

Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besnik Çera.Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.I paharruar kujtimi i tij!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 23 vite nga vdekja e azem hajdarit lulzim basha 23 vite nga vdekja e azem hajdarit lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 12 Shtator 2021, 07:19

POGRADEC– Ambasadorja e SHBA Yuri Kim duket se ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar fundjavën. Pas bredetit në jug të Shqipërisë e eksplorimeve në male, ambasad...