Politike

Basha ‘non grata’ në SHBA? Bien poshtë akuzat e Berishës, PAMJET e kryedemokratit në konferencën në Washington tre vit

12 Shtator 2021, 11:08 Nga DOSJA
Basha ‘non grata’ në SHBA? Bien poshtë akuzat e

TIRANË– Akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për kryedemokratin Lulzim Basha, se ky i fundit mund të jetë ‘non grata’ në SHBA, bien poshtë.

Dy ditë më parë, Sali Berisha tha në një intervistë se nuk kishte dijeni nëse Basha ishte “non grata” në SHBA, por se ai nuk shkon në këtë vend prej pesë vitesh, duke e lënë me mëdyshje nëse Basha ishte apo jo i ndaluar që të shkonte në SHBA.

Mirëpo, Basha në vitin 2018, pra tre vite më parë ka qënë i pranishëm në Washington DC gjatë konferencës së 8-të Transatlantike. Basha ka qënë i ftuar në panel për të diskutuar mbi temën “Bashkëpunimi transatlantik në kuadër të NATO-s.

Atje kryedemokrati qëndroi për një javë ku zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit e në Senat. Pra, nëse Basha do ishte shpallur si i ‘padëshiruar’ nga SHBA pesë vite më parë, sigurisht që nuk mund të merrte pjesë në këtë takim.

Çfarë ka ndodhur mes Bashës dhe Berishës?

Të enjten, Lulzim Basha njoftoi se me një vendim të tijin personal ka vendosur përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi sipas Bashës është personal ndërsa theksoi se është në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor që vetë Berisha ka hapur kundër sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Politike 12 Shtator 2021, 07:19

POGRADEC– Ambasadorja e SHBA Yuri Kim duket se ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar fundjavën. Pas bredetit në jug të Shqipërisë e eksplorimeve në male, ambasad...