Politike

23 vite nga vrasja, Meta: Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit

12 Shtator 2021, 07:47 Nga DOSJA

TIRANË– 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit e ka kujtuar presidenti Ilir Meta. Teksa ka ndarë foton e Hajdarit, Meta shkruan se ai solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend. Kreu i shtetit shton se energjia dhe guximi i Azem Hajdarit duhet të frymëzojnë përpjekjet për një Shqipëri si e gjithë Europa.

POSTIMI:

Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa!

Azem Hajdari u vra në Tiranë pranë Selisë së asaj kohe të Partisë Demokratike. Ekzekutimi i tij konsiderohet si vrasja e shekullit duke tronditur opinionin publik dhe politikën shqiptare.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 23 vite nga vdekja e azem hajdarit ilir meta 23 vite nga vdekja e azem hajdarit ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 12 Shtator 2021, 07:19

POGRADEC– Ambasadorja e SHBA Yuri Kim duket se ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar fundjavën. Pas bredetit në jug të Shqipërisë e eksplorimeve në male, ambasad...