Politike

Vrasja e Azem Hajdarit! Basha zhvillon homazhet pa familjarët. Rudina: Ishte guximtar, veti që s’i kemi parë në politikën

12 Shtator 2021, 11:43 Nga DOSJA
Vrasja e Azem Hajdarit! Basha zhvillon homazhet pa familjarët. Rudina:

TIRANË– Sot shënohen plot 23-vite nga vrasja e Azem Hajdarit, udhëheqësit dhe prijësit të Lëvizjes Studentore. 23 vite më parë, më 12 shtator të vitit 1998, në harkun kohor 21:00-21:15, Hajdari u qëllua për vdekje pranë selisë së Partisë Demokratike të asaj kohe. Dhe si çdo vit u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të para të pluralizmit në Shqipëri.

Sot, si çdo vit politikanë dhe të afërm të ish-deputetit të ndjerë nderojnë kujtimin e Azem Hajdarit. Homazhet në ceremoninë përkujtimore në 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit këtë vit janë zhvilluar ndryshe. Kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar nga disa deputetë të djathtë kreu homazhet, pa Sali Berishën.

Në ceremoni munguan edhe familjarët e Azem Hajdarit, ndërsa Bashën e shoqëronte Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Grida Duma e Enkelejd Alibeaj. Vajza, Rudina Hajdari i kushtoi të atit të ndjerë një shkrim. Ish-deputetja e cilëson babain e saj një njeri luftarak, idealist dhe ëndërrimtar, veti që sipas saj nuk hasen në skenën politike shqiptare. Rudina shkruan se nëse babai i saj do të ishte ende gjallë do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë me energjinë që kishte. Presidenti Meta kujtoi Azem Hajdarin përmes një shkrimi të bërë në rrjetet sociale. Meta tha se Hajdari solli pluralizimin politik dhe demokracinë në vend.

Fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha bëri një status në Facebook, por kur askush s’e priste, ai u shfaq pranë bustit të Hajdarit, në orët e vona të darkës. I shoqëruar nga djali i të ndjerit, Kiri Hajdari, Berisha ka zgjedhur orët e darkës për të kryer homazhet, e njëjta me kohën e ekzekutimit të Hajdarit. Nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo ora është zgjedhur qëllimisht nga Berisha. Gjithsesi mesazhi i tij mbante sërish nota proteste ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Pa i përmendur emrin, Berisha tha se vendimi i atij që qëndron në krye të PD-së duhet hedhur në koshin e plehrave dhe se Partia Demokratike, duhet vënë në piedestalin që meriton, aty ku e ka vënë vetë Hajdari.

(a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 23 vite nga vdekja e azem hajdarit 23 vite nga vdekja e azem hajdarit

Sondazh

Poll

Politike 12 Shtator 2021, 07:19

POGRADEC– Ambasadorja e SHBA Yuri Kim duket se ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar fundjavën. Pas bredetit në jug të Shqipërisë e eksplorimeve në male, ambasad...