Politike

Rama luan me ‘kartën’ e nacionalizmit: Opozita po ‘ndihmon’ profesorët serbë kundër shqiptarëve

6 Qershor 2019, 16:16 Nga DOSJA
Rama luan me ‘kartën’ e nacionalizmit: Opozita po

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhor për Bashkinë e Cërrikut, ka sulmuar opozitën, që sipas tij po përhap nëpër botë një imazh tjetër të Shqipërisë, me anë të protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve.

Sipas Ramës, sjellja e opozitës, është siç e përkufizojnë profesorët serbë, “shqiptarët janë njerëz me bisht”.

“Nuk e kemi fare për qëllim që ti mësojmë të dalim. Kjo duket si beteje pa kundërshtarë, por është betejë për kundërshtarët e zgjedhjeve. Armiqtë e Shqipërisë, duke filluar nga profesorët në serbi kanë thënë gjithmonë se shqiptarët nuk bëjën dot shtet se janë njerëz me bisht. Shikojini këta, fiks një përpjekje për të provuar pikërisht këtë. Imagjoni çfarë turpi i ndodh këtij flamuri, nëse një palë nuk lë popullin që të bëjë zgjedhje. Janë gati që t’i bëjnë Shqipërisë çdo gjë. Nga ana tjetër unë e di që ka shumë çuna që shkojnë e vijnë në Itali. Ne deri në fund do t’ju tregojmë ligjin. Do t’u themi që të informohen se për çdo krim zgjedhor nga më i vogli tek më i madhi që ndalon votimet ligji është shëmbullor. Përveç se janë pas hekurave këtu, nuk do të dalin dot më nga Shqipëria. A ka llogari kjo punë? Të shkosh pas berihajit dhe të të dali emri me pullën e kuqe. Kjo nuk bëhet as për flamur dhe as për para. Le të informohen, aty e kanë Saliun. Ta pyesin. Shumë njerëz pyesin e çfarë do të ndodhi, si do shkojë kjo punë?

Kjo punë do të shkojë siç duhet të shkojë. Ata do të shkojnë vetëm teposhtë nëse nuk i thërrasin mendjes” – tha Rama.

Kryeministri është shprehur i vendosur në mosndryshimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa vijon takimet elektorale, duke sulmuar dhe akuzuar opozitën.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama opozita ndihmon serbët profesorët serbë edi rama opozita ndihmon serbët profesorët serbë

Sondazh

Poll