Politike

A ja dha opozita përgjimet Bild?! Bylykbashi: Gazetari ka burime shqiptare

6 Qershor 2019, 15:55 Nga DOSJA
A ja dha opozita përgjimet Bild?! Bylykbashi: Gazetari ka burime shqiptare

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur ditën e sotme rreth përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild.

I ftuar në “Ditari”, Bylykbashi tregoi nëse është opozita ajo që ja ka siguruar përgjimet gazetarit Peter Tiede apo jo.

Ato që dëgjuan dje shqiptarët nuk janë sekret, dihen prej kohësh. Unë kam thënë në Parlament që Durrësi është bërë kryeqyteti i krimit të organizuar në Shqipëri.

Gazeta “Bild” i ka marrë audio-përgjimet nga burime shqiptare, por jo nga opozita. Edhe Zëri i Amerikës ka nxjerrë përgjime të tjera, por mesa duket sa më shumë “trashet” zullumi, aq më shumë e kuptojnë tronditjen,”- tha Bylykbashi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339/1 oerd bylykbashi përgjimet e bild dosja 339/1 oerd bylykbashi përgjimet e bild

Sondazh

Poll