28-vjeçari ra nga ballkoni dhe vdiq! Vihen nën hetim përgjegjësi i mirëmbajtjes dhe administratori i hotelit në Tiranë
12 Shtator 2021, 09:09Nga DOSJA
TIRANË– Dy ditë pas ngjarjes tragjike, policia ka marrë nën hetim administratorin dhe përgjegjësin e mirëmbajtjes të hotelit, ku 28-vjeçar Ajdin Mustafi gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga dritarja e dhomës. Policia informon se R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku aksidentalisht ra nga lartësia e hotelit ku qëndronte dhe për pasojë ndërroi jetë shtetasi A.M, 28 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, referuan materialet për shtetasin R. H,, 38 vjeç, me detyrë përgjegjës i mirëmbajtjes dhe shtetasin R. S., 49 vjeç, me detyrë administrator i hotelit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ajdin Mustafi kishte ardhur nga Zvicra në Tiranë mbrëmjen e së premtes së kaluar. Mustafi kishte pronotuar për 5 ditë, madje kishte paguar edhe një vlerë të majme parash për qëndrimin. Paraprakisht u tha se ai humbi jetën për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së administratorëve të Hotelit. Thuhet i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri duke shkaktuar rënien nga lartësia të të riut i cili më pas u përplas mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Një shqiptare e cila në Itali mban pseudonimin ‘zonja’, qëndron në rrugë të ndryshme duke ofruar trupin e saj në këmbim të parave për klientë të ndryshëm...
TIRANË– Detaje të reja janë zbuluar nga shkëputja e ashensorit nga pallati në Astir. Ashensori është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në kat...
TIRANË– Prokuroria e Tiranes dërgon për gjykim Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi. Për gjykim janë dërguar edhe infermierët e të tj...
TIRANË– Pamjet nga ashensori që u shkëput në Astir janë bërë publike. Siç shihet në foto vendi përreth është rrethuar me shirit të verdhë nga polici...
TIRANË– Pas disa orësh nga ngjarja e rëndë në Astir, policia ka dalë me një njoftim zyrtar. Sipas tyre, nga shkëputja e ashensorit kanë mbetur të plagosur ...
TIRANË– Rudina Hajdari i ka kushtuar të atit të ndjerë një shkrim, pasi sot shënohen 23 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, një prej themeluesve të Partisë De...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme ...
TIRANË– Qytetarët e zonës së Astirit në Tiranë raportuan mbrëmjen e djeshme se në një pallat ka rënë ashensori me 5 persona brenda. Në mesin e tyre i...
TIRANË–Defekti që pësoi ashensori në orët e vona të mbrëmjes në Astir la të alarmuar banorët. Brenda saj ishte një familje prej 5 anëtarësh, mes tyre një g...