Sport

U shpall kampion Europe me Chelsea-n/ David Luiz i thotë lamtumirë Europës, zgjedh të vazhdojë karrierën në vendlindje

11 Shtator 2021, 20:33 Nga DOSJA
U shpall kampion Europe me Chelsea-n/ David Luiz i thotë lamtumirë

BRAZIL– Pas shumë eksperiencave në Europë me skuadra si Chelsea,PSG dhe Arsenal, David Luiz është rikthyer në Brazil për të përfunduar karrierën e tij. Luiz, 34 vjeç ka firmosur me Flamengon.Së fundmi, ishte vetë faqja e Flamengos që zyrtarizoi transferimin e brazilianit, pasi flitej prej kohësh për këtë tratativë. David Luiz u bë një prej mbrojtësve më të mirë në Europë në kohën kur ishte tek Chelsea në vitin 2011-2014, madje fitoi Champions League-n me londinezët në vitin 2012.

 

 

 

A post shared by Flamengo (@flamengo)

Më pas, 34-vjeçari kreu një transaferim tek PSG-ja ku qëndroi për 2 sezone duke shënuar dhe 3 gola. Luiz u rikthye sërish te Çelsi në vitin 2016, por vetëm 2 vite më parë la blutë për tu transferuar tek rivalët e Arsenalit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea david luiz flamengo chelsea david luiz flamengo

Sondazh

Poll