Sport

Plas keq mes trajnerëve pas Napoli-Juventus. “Një herë që fitoj vjen më bën mora?”

11 Shtator 2021, 20:29 Nga DOSJA
Plas keq mes trajnerëve pas Napoli-Juventus. “Një herë

ITALI – Ka qenë një atmosferë e ndezur pas ndeshjes Napoli-Juve dhe nervat baahkë me tensionin e lojës kanë shpërthyer në një përballje mes dy trajnerëve Luciano Spalletti dhe Massimiliano Allegri në korridoret e stadiumit.

Gjithçka ndodhi në momentin e kalimit të stafetës për konferencënpas ndeshjes. 

Sipas asaj që u rindërtua nga Dazn, kur dy trajnerët u takuan ndërsa njëri doli dhe tjetri hyri, trajneri i Juventusit akuzoi kolegun e tij se ishte ‘ngatërruar’ me gjyqtarin.  “Këto gjëra – u përgjigj trajneri i të kaltërve – nuk mund të durohen, më thuaj kur do ta kisha bërë sepse me të vërtetë nuk mund të durohet”. 

Përgjigja e Spallettit erdhi drejtpërdrejt në konferencë: “Nuk e prisja këtë ballë për ballë. Shkova ta përshëndesja në fillim dhe pastaj në fund, por ai ishte zhdukur dhe doja t’i thosha lamtumirë tani. Nuk kishte fërkime. Unë Gjithmonë kam humbur, dreqi ta hajë. Një herë që fitoj vjen tek unë për të më bërë moral? “.
B T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll