Sport

Supermacinë e Bayern Munich nuk e shqetëson as Leipzig, kampionët fitojnë me katër gola

11 Shtator 2021, 18:48 Nga DOSJA
Supermacinë e Bayern Munich nuk e shqetëson as Leipzig, kampionët

GJERMANI-Supermacinë e Bayern Munich nuk e shqetëson askush, madje as Leipzig që sezonin e kaluar e mbylli si nën kampione e Gjermanisë. Këtë sezon gjërat kanë ndryshuar dhe Bayern duket se po ecën në rrugën e duhur. Në javën e katërt të Bundesligës, kampionët fitojnë me shifrat 1-4.

Golat e takimit u shënuan nga Leëandoëski në minutën e 10′, ndërsa në pjesën e dytë Musialan realizoi golin e sigurisë për gjigantët e Bundesligës, ndërsa në minutën e 54-t, Leroy Sane i dha një tjetër goditje Leipzigut, me golin e 0-3.

Gjithsesi, vendësit arritën të shënonin golin e nderit me Konrad Laimer vetëm pak minuta me vonë, me një finalizim spektakolar nga distanca, por që shërbeu vetëm për statistikë.Në minutat shtesë Choupo-Moting, përballë Gulacsit sigloi golin e katërt dhe të fundit për Bayernin

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich leipzig bayern munich leipzig

Sondazh

Poll