Sport

Armando Broja shkëlqen edhe në Premier League në vetëm 18 minuta

11 Shtator 2021, 18:36 Nga DOSJA

ANGLI – Armando Broja ka shkëlqyer në vetëm 18 minuta në fushën e lojës ndaj West Ham duke bërë diferencën në fushën e lojës.

Në tre prekje me topin, sulmuesi shqiptar kaloi në driblim e shpejtë Ogbonën, goditi shtyllën nga 25 metra dhe ndërhyrja e Rices i mohoi golin e fitores.

Ky ishte debutimi i Brojës në shtëpi me Southampton duke ngritur entuziazmin e tifozëve. Tashmë pritet që sulmuesi shqiptar ta nisë për herë të parë si titullar dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Manchester City. I pyetur mbi performancën e Brojës, trajneri Hasenhutl u shpreh:

“Kjo është ajo që prisja nga Broja. Kishte shumë vetbesim pas ndeshjeve që zhvilloi me Kombëtaren e tij. Shënoi atje dhe dha asist. Shpejtësia dhe dinamike e tij, mund të jetë kërcënues për çdo kundërshtar.
Jam shumë i lumtur me të. Ishin cilësi të reja për ekipin tonë dhe kjo më krijon më shumë besim mua për të ardhmen”, tha Hasenhutl.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 11 Shtator 2021, 14:24

ITALI-Varri i Daniel Guerinit (19-vjeç), ish-lojtar i Lazio Primavera që vdiq në një aksident tragjik marsin e kaluar në rrugët e Romës, u plaçkit...