Bledi Çuçi i dorëzon “detyrën” Kumbaros dhe ka një porosi: Të mos harrojmë se kemi përgjegjësi…
GJIROKASTËR– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë ditën e sotme i ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik në qarkun e Gjirokastërs, Mirela Kumbaros. Pasi ka postuar foto nga takimi, ministri Çuçi thotë se nuk duhet harruar përgjegjësia për t’i shërbyer shqiptarëve që i dhanë mandatin e tretë, duke i lënë edhe “porositë” e fundit socialistes.
“Të mos harrojmë se kemi një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shqiptarët na dhanë një mandat të tretë si një kontratë të re për të punuar dhe për t’ju shërbyer. Në çdo nivel të qeverisjes duhet të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve,”-shkruan ndër të tjera ministri.
POSTIMI I PLOTË:
Një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër për “dorëzimin” e detyrës si drejtues politik te Mirela Kumbaro, bashkëpunëtores së shkëlqyer në këto pesë vite punë në këtë qark dhe pjesë e pandarë e suksesit tonë të përbashkët në betejat elektorale. I bindur që nën drejtimin e saj PS do të vijojë të arrijë suksese të tjera elektorale, jo si qëllim në vetvete, por si e vetmja garanci për të çuar përpara punët e projektet që ne kemi për qarkun Gjirokastër, për të jetësuar vizionin tonë për këtë rajon si një pol i rëndësishëm i turizmit në jug të Shqipërisë. Ndonëse do të drejtoj politikisht Beratin, unë do të vijoj të jem deputet i Gjirokastrës, t’ju përfaqësoj në Kuvend dhe të adresoj problematikat apo çështjet që lidhen me banorët në të shtatë bashkitë e këtij qarku. Suksese Mirelës dhe gjithkujt tjetër që është i angazhuar në strukturat tona. Të mos harrojmë se kemi një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Shqiptarët na dhanë një mandat të tretë si një kontratë të re për të punuar dhe për t’ju shërbyer. Në çdo nivel të qeverisjes duhet të jemi në lartësinë e nevojave dhe pritshmërive të qytetarëve.
Kryeministri Rama i besoi qarkun e Beratit ministrit Çuçi, duke u bërë një nga lëvizjet e papritura të Asamblesë e Partisë Socialiste.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
E përjashtoi nga grupi parlamentar! Basha i hapur: Jam gati ta takoj Berishën!
TIRANË– Paraditen e të shtunës, kryedemokrati Lulzim Basha takoi krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe për t’i informuar lidhur me vendimin për ...
Berisha nuk ndalet me akuza ndaj Bashës, Agron Gjekmarkaj: Heshtja e tij do ta mallëngjente më shumë të djathtën
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha për kryedemokratin Lulzim Basha, pasi k...
Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, Gjekmarkaj: PD ishte nën diktat, SHBA nuk pranonte negociata. Basha na e lehtë
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vendimin e kryetarit Lulzim Basha për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar ...
Zgjedhja e organeve drejtuese! Kuvendi mblidhet sërish ditën e hënë, sërish votime për Byronë dhe Sekretariatin
TIRANË– Kuvendi do të mblidhet sërish të hënën, në orën 17:00 të pasdites për të vendosur lidhur me zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit. Njoftimi zy...
Çështja e detit, ministri i Jashtëm Dendias: Greqia gati të mbrojë kufijtë e saj nga çdo rrezik, ja si e zgjidhëm me Shq
ATHINË– Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dërgoi një mesazh të qartë se Greqia po mbron kufijtë e saj tokësorë dhe detarë nga çdo rrezik dhe kër...
LSI, Vangjel Dule apo Avdullai? Kush po gënjen për votën “pro” ndaj Lindita Nikollës, nisin “rrjedhjetR
TIRANË– Lindita Nikolla, një nga figurat më të sulmuara të kabinetit të kryeministrit Edi Rama si ministre e Arsimit, është zgjedhur dje me 79 vota s...
“130 milion euro tendera”/ Denoncimi i PD: Skema e korrupsionit të Ramës e Ballukut me 7 tendera në Unazën e Tiranës
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka bërë një denoncim për Autoritetin Rrugor Shqiptar që sipas tij do të zhvillojë 7 tendera p...
Fletët “pro” për Lindita Nikollën, Nusret Avdullai flet për Dosja.al: Kam votuar në përmbajtje si pjesë e opozitës,
TIRANË– Nusret Avdullai, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet, ka folur për Dosja.al ...