Politike

“130 milion euro tendera”/ Denoncimi i PD: Skema e korrupsionit të Ramës e Ballukut me 7 tendera në Unazën e Tiranës

11 Shtator 2021, 13:38 Nga DOSJA
“130 milion euro tendera”/ Denoncimi i PD: Skema e korrupsionit

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka bërë një denoncim për Autoritetin Rrugor Shqiptar që sipas tij do të zhvillojë 7 tendera për të përfunduar projektin e “Unazës së Tiranës”. Ai ka paralajmëruar se 130 milion euro tendera të parafiksuar, duke paralajmëruar se edhe në ditët në vijim do të ketë denoncime të tjera lidhur me rastin.

“ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro. Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë,”-shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË: 

ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro. Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë. Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët. Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike helidon bushati projekti per unazen e re unaza e madhe helidon bushati projekti per unazen e re unaza e madhe

Sondazh

Poll