Politike

11 Shtator 2021, 17:25 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se asnjë nga kolegët e saj nuk kishte dijeni për postin deri në momentin që dolën nga goja e kryeministrit Edi Rama. E ftuar në “Kjo javë”, ajo u shpreh se e mësoi se do të ishte sërish ministre kur Rama i përmendi emrin 5 ditë para Asamblesë Kombëtare të PS, ndërsa adresoi edhe lëvizjet e brendshme, ku Taulant Balla u hoq si sekretar, post që iu la Damian Gjiknurit.

“Ajo që thotë Rama është e vërtetë. E kam mësuar te mbledhja që u bë me deputetët, 5 ditë para Asamblesë. Taulant Balla si kryetar grupit dhe unë si ministre që morëm konfirmimin. Balla iku nga posti i sekretarit por kjo nuk është çudi. Kryetar grupi parlamentar është detyrë nga më të rëndësishmet, sidomos që tani me parlamentin e ri. Sekretari ka punë partiake, kërkon angazhim gjatë gjithë ditës. Po përgatitemi për sfidë të madhe në mandatin e ri, nuk e kemi marrë lehtë,”-tha ajo.

Por megjithëse, Spiropali e mohoi në fakt, në të gjitha mediat u parashikuan emrat e ministrave të rinj të Ramës, të cilët ishin të gjithë të saktë. Duke e bërë kështu thuajse të pabesueshme teorinë se askush nuk dinte asgjë deri në momentin e fundit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elisa spiropali kabineti rama 3 elisa spiropali kabineti rama 3

Sondazh

Poll