Politike

Berisha nuk ndalet me akuza ndaj Bashës, Agron Gjekmarkaj: Heshtja e tij do ta mallëngjente më shumë të djathtën

11 Shtator 2021, 16:02 Nga DOSJA
Berisha nuk ndalet me akuza ndaj Bashës, Agron Gjekmarkaj: Heshtja e tij do

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha për kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar. Në fjalën e tij në emisionin “Kjo javë”, Gjekmarkaj u shpreh se nuk kishte staturë që t’i jepte këshilla liderit historik të PD-së, por shtoi se heshtja e tij do të prekte më shumë se sulmet.

Berisha nuk ka qenë kurrë politikan lëmues. S’kam staturë t’i jap këshilla Berishës. Një heshtje do ta mallëngjente më shumë të djathtën shqiptare sesa reagimi i tij që është mëse i drejtë. Ka të drejtë të reagojë në mënyrën e tij. PD trazohet me të tillë qëndrime. Duhet ta pranojmë dhe një dialektikë. Nëse Berisha do të dorëhiqej mbase nuk do të kishim këto skenarë. Nuk kemi pse qortojmë Bashën. Aksioni i Berishës? Askush nuk e parashikon dot,”-tha ai.

Ndërkohë që komentoi edhe vendimin e tij për mos i rënë tavolinës në momentin kur Lindita Nikolla po mbante fjalimin pas zgjedhjes në krye të Kuvendit, duke mos lënë pa përmendur edhe këshillat e Mark Markut për Bashën pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit. 

“Pse nuk i rashë tavolinës? Nuk kam eksperiencën e duhur. Janë disa gjëra që të vijnë natyrëshëm. Unë po plotësoja diçka që ka lidhje me përkatësinë time në grupin parlamentar. Këshillat e Mark Markut për Bashën? Si ka kërkuar të përjashtojë Berishën por të shfaqë lidership modern dhe të së djathës moderne. Ndërsa vendimet Basha i merr vetë në mënyrë të pavarur duke mos u ndikuar nga opinionet,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj sali berisha agron gjekmarkaj sali berisha

Sondazh

Poll