Politike

Zgjedhja e organeve drejtuese! Kuvendi mblidhet sërish ditën e hënë, sërish votime për Byronë dhe Sekretariatin

11 Shtator 2021, 14:39 Nga DOSJA
Zgjedhja e organeve drejtuese! Kuvendi mblidhet sërish ditën e

TIRANË– Kuvendi do të mblidhet sërish të hënën, në orën 17:00 të pasdites për të vendosur lidhur me zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit. Njoftimi zyrtar është dhënë nga zyra për shtyp, ndërkohë që do të caktohet Byroja e re e Kuvendit dhe përbërja e sekretariateve.

Njoftim për media:

Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.09.2021, ora 17:00. (Urdhër nr. 1, datë 11.09.2021, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, bashkangjitur këtij njoftimi.) Në rendin e ditës të seancës është zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit. Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH, gjithashtu do jetë dhe në transmetim live në faqen ueb dhe FB të Kuvendit.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Gjithashtu ju informoj se duke qenë se janë ende në fuqi masat për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, nuk është e mundur që gazetarët dhe kamerat të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!

Ndërkohë që dje Kuvendi u mblodh për herë të parë për Legjislaturën e X-të, duke zgjedhur Lindita Nikollën si kryetare me 79 vota pro dhe 4 kundër nga 140 deputetë në sallë. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kuvendi seanca plenare 13 shtator 2021 kuvendi seanca plenare 13 shtator 2021

Sondazh

Poll