Fletët “pro” për Lindita Nikollën, Nusret Avdullai flet për Dosja.al: Kam votuar në përmbajtje si pjesë e opozitës,
11 Shtator 2021, 13:18Nga DOSJA
TIRANË– Nusret Avdullai, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet, ka folur për Dosja.al lidhur me votën e hedhur në kuti prej tij për Lindita Nikollën. I pyetur nga Dosja.al, ai është shprehur se ka votuar por përmbajtja ka qenë në përputhje me “urdhrin” e lëshuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Pra nënkupton se ka shënuar kutinë kutinë kundër zgjedhjes së saj si kryetare e Kuvendit.
“Unë kam votuar në përmbajtje si pjesë e opozitës kurse në formë ndryshe… duke mos qenë të rakorduar paraprakisht me vendimin për të grisut fletën e votimit që me thënë të drejtën nuk më duket i duhuri, dikush zgjodhi të votonte e dikush të mos votonte,“-u shpreh ai për Dosja.al.
Po ashtu edhe kreu i Partisë “PBDNJ”, Vangjel Dule, i cili gjithashtu hodhi fletën e votimit në kuti, e që dyshohet se ka dhënë “ok” për Nikollën, sqaroi se edhe vota e tij dje ka qenë kundër.
Deputetja e Lezhës, Lindita Nikolla u zgjodh dje me 79 vota pro kryetare Kuvendi, kur maxhoranca ka vetëm 74 kartona. 4 vota të hedhura ishin kundër, të cilat deputetët e LSI-së pretendojnë se janë të tyret. Megjithatë “llogaritë” nuk dalin.
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pas përfundimit të Kuvendit të Shqipërisë, gazetarët morën në pyetje deputetë. Një prej pyetjeve kishte të bënte me vaksinimin se nëse kishin marrë...
TIRANË– Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka sqaruar se ditën e djeshme ka votuar kundër kandidturës së Lindita Nikollës. Dule u pa në seancë që të votonte, te...
TIRANË-Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve brenda selisë së Partisë Demkratike zgjati 1 orë dhe 30 minuta. Diksutohet se kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi kë...
TIRANË– Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj pasi doli nga selia e PD-së dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët e pranish...
TIRANË– Një ndjenjë paqeje ka pushtuar rrugën presidencë-kryeministri, ku pas përgëzimit të zgjedhjes së Lindita Nikollës, presidenti Ilir Meta dekre...
TIRANË– Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Princi Faisa Bin Farhan ishte i pranishëm ditën e sotme në një konferencë të përbashkët me kryeminstrin Edi Ra...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur ditën e sotme në Shqipëri Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princi Faisa Bin Farhan. Në një konferencë të...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan. Në konferencën për mediat, Rama e ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe pse është shpallur non-grata ka ndarë një mesazh në ditën që përkon në 20-vjetorin e sulmit terrosrit në Kullat B...
TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një raport për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në vend. Në raportin e publikuar në faqen zyrtare, thu...