Sport

Nuk ndihet mungesa e Messit dhe Neymar, mjafton Mbappe dhe PSG fiton thellë

11 Shtator 2021, 18:14 Nga DOSJA
Nuk ndihet mungesa e Messit dhe Neymar, mjafton Mbappe dhe PSG fiton thellë

FRANCE – Pesë fitore në pesë ndeshje, 16 gola të shënuar dhe 5 të pësuar. PSG duket se do ta ketë formalitet suksesin në Ligue 1 këtë sezon. Skuadra pariziene fitoi thellë 4-0 në “Parc des Princes” ndaj Clermont, duke krijuar një shkëputje prej pesë pikësh me ndjekësin më të afërt.

Pa Neymar dhe Messin, të impenjuar së fundmi në eliminatoret e Botërorit me përfaqësueset e tyre, si dhe në mungesë të yjeve të tjerë si Verrati, Di Maria e Sergio Ramos, skuadra e Pochettinos nuk e pati aspak të vështirë ndaj Clermont, që i realizoi nga dy gola në çdo pjesë.

Gjatë pjesës së parë doli skenë Herrera me dygolësh (20’ dhe 31’), ndërsa në fraksionin e dytë shënuan Kylian Mbappe dhe Gueye.

Në radhët e Clermont u aktivizua nga minuta e 62-të Elbasan Rashani, por pa mundur të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes përballë skuadrës më të mirë në Francë.


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 11 Shtator 2021, 14:24

ITALI-Varri i Daniel Guerinit (19-vjeç), ish-lojtar i Lazio Primavera që vdiq në një aksident tragjik marsin e kaluar në rrugët e Romës, u plaçkit...