Bota

Krizë politike në vend, Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nentor

11 Shtator 2021, 12:13 Nga DOSJA
Krizë politike në vend, Bullgaria do të mbajë zgjedhjet e

BULLGARI- Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohsgme të përgjithshme më 14 nëntor. The Guardian shkruan se këtë gjë e ka bërë ët ditur Presidenti bullgar Rumen Radev, i cili ka thënë se kjo është një përpjekje për të zgjidhur kizën politike, që e ka lënë vendin pa një qeveri të rregullt.

Bullgarët kishin votuar në prill dhe korrik, por të dy sondazhet rezultuan në legjislatura të fragmentuara. Asnjë parti nuk ka qenë në gjendje të formojë një qeveri për të pasuar mandatin gati dhjetëvjeçar të ish-kryeministrit konservator Bojko Borisov.

“Zgjedhjet do të jenë më 14 nëntor,” tha Radev në qytetin verior të Pleven, duke shtuar se do të përkonte me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Radev, i cili po kandidon edhe për një mandat të dytë, do të nënshkruajë një dekret zyrtar në ditët në vijim për të shpërndarë parlamentin dhe për të caktuar një administratë kujdestare për të organizuar votimin.

Bullgaria është një republikë parlamentare dhe legjislatura e saj prej 240 vendesh, e zgjedhur për një periudhë katërvjeçare, voton në një kabinet. Presidenti i vendit ndërkohë ka një rol më ceremonial si kreu i shtetit dhe komandanti kryesor i forcave të armatosura.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bojko borisov rumen radev zgjedhje te parakohshme ne bullgari bojko borisov rumen radev zgjedhje te parakohshme ne bullgari

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 08:06

Çfarë arriti Merkeli në Ballkanin Perëndimor?

GJERMANI- Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura Merkel ka folur vetëm një herë: Më 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte ...

Bota 11 Shtator 2021, 07:51

Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo vetëm pë...