Bota

IKPSH letër Vjosa Osmanit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale: Do të ndikojë në përhapjen e Covid në vend

11 Shtator 2021, 12:01 Nga DOSJA
IKPSH letër Vjosa Osmanit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale: Do të

KOSOVË- Insitituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka rekomanduar që zgjedhjet lokale të 17 tetorit të shtyhen. Gazeta Ekspress shkruan se në letrën që IKSHP-ja i ka dërguar presidentes Vjosa Osmanit, thuhet se mbajtja e zgjedhjebe në këtë kohë paraqet rrezik të shtuar në përhapjen e infektimeve në vend dhe të fataliteteve.

“Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe profeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet. Prandaj, meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, thuhet në letrën e IKPSH-së.

Ndërkohë që ditën e djeshme Osmani u ka dërguar ftesë për partitë politike që të takohen për të diskutuar rreth opinionit të IKSHP-së për impaktin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike që po kalon Kosova. Vetëm ditën e djeshme në Kosovë kanë humbur jetën 30 persona, ndërsa 685 janë infektuar me Covid.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni covid ne kosove ikpsh vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove covid ne kosove ikpsh vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 11 Shtator 2021, 08:06

Çfarë arriti Merkeli në Ballkanin Perëndimor?

GJERMANI- Me grusht në tryezë dhe me fjalë të hapura Merkel ka folur vetëm një herë: Më 23 gusht 2011, presidenti atëhershëm serb, Boris Tadiç qëndronte ...

Bota 11 Shtator 2021, 07:51

Simbol i tërheqjes së superfuqisë SHBA

Sulmi terrorist i 11 shtatoritnë SHBA e goditi në zemër Amerikën. Shumëfish. Një sulm, që në këtë formë nuk kishte ndodhur kurrë në tokën amerikane. Jo vetëm pë...