Politike

Rama sulmon opozitën: Nuk rrinë dot pa dhunë, ku s’u del njeri para rrahin njëri-tjetrin

6 Qershor 2019, 15:53 Nga DOSJA
Rama sulmon opozitën: Nuk rrinë dot pa dhunë, ku s’u del

CËRRIK- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Cërrik, ku ka prezantuar kandidatin e PS-së për këtë Bashki.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal tek zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor, ku tha se kjo datë nuk ndryshon, në të kundërt do të kthehej në precedentë edhe për të tjerët, që me anë të dhunës të vendosin datën e zgjedhjeve.

Sipas tij, opozita ka frikë që të hyjë në zgjedhje, ndaj ka djegur mandatet dhe vijon me protesta.

“Fatmirësisht sapo u bashkuan me Lulin iu ngeli ora dhe duan një orë që tregon vetëm një kohë të shkuar. Por askush jo vetëm ata nuk e kthejnë dot më pas Shqipërinë. Të gjithë e kanë kuptuar se ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve. Kanë frikë të dalin para popullit që të tregojnë sepse për fat të mirë shqiptarët i njohin. Shqiptarët e dinë fort mirë se sat ë zotët janë kur u jep një punë për ta çuar deri në fund. Kërcënojnë çdo ditë popullin se sdo ta lënë të votojnë. Ata nuk kanë ide, nuk dinë të logjikojnë me dokumenta. Ata janë të lirë, nëse vendosin që të “vrasin veten” politiksht janë të lirë por nëse vendosin që pengojën

Po si bëhen zgjedhjet pa ata? Ata kanë vendosur pa na pyetur fare që nuk do të hyjnë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë aspak demokratike. Rruga më e mirë do të ishte që meqë ata kanë dal mendsh, dhe ne mos të zhvillojnë zgjedhje. Imagjinoni çdo të thotë kjo. Sot e bëjnë ata, pasnesër dikush tjetër. Kjo nuk mund të bëhet. Zgjedhjet do të bëhet në 30 qershor. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte sikur të pranonim imponimin e logjikës së dhunës, dhe të thoshim po i shtyjmë zgjedhjet. Kjo do të thotë që i hapim rrugë një politike destruktive”, – tha ndër të tjera Rama.

Më tej duke u ndalur tek protestat, ai tha se opozitës gjithnjë e më shumë do i pakësohen ndjekësit. Kryeministri u shpreh se opozita nuk rri dot pa dhunë, madje sipas tij edhe kur nuk u del njeri përpara rrahin njëri-tjetrin.

“Pa diskutim që kemi të metat tona. Nuk jemi më të mirët e mundshëm. Por më të mirë se ne as nuk ka pasur dhe as nuk ka. Nga ana tjetër shikojeni vetë sa pak janë. Gjithmonë edhe më pak do të jenë. Ata nuk rrinë dot pa dhunë dhe kur nuk u del njeri përpara dhe përfundojnë duke rrahur njëri-tjetrin. E patë babë e bir. Hëngrën dajak me shufra hekuri. Një zot e di për çfarë. Ata nuk kanë asgjë tjetër për të ofruar përveç dhunës. Ata janë të alarmuar nga refoma në drejtësi. Janë si Beni ecën vetë. E kanë nga frika. Frika nga zgjedhjet dhe nga drejtësia. Shikoni 30 vjet ça kanë bërë. Sa herë u ka ardhur mundësia të drejtojnë një punë e prishin. Ndërkohë që ne e kemi rregulluar. Sa herë e kanë pasur drejtimin e vendit, vetëm kanë hapur plagë, ndërsa ne kurojmë. Ata fut njërëzit nëpër piramida, shkatërro vendin”, – deklaroi Rama.

(B.B & K.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama në cërrik rama sulmon opozitën edi rama rama në cërrik rama sulmon opozitën

Sondazh

Poll