Politike

Protestat/ Voltana Ademi shpreh ‘dëshirën’ si kryebashkiake: Kam qejf të jap gjithçka nga vetja, dua të gjuaj me moloto

6 Qershor 2019, 15:20 Nga DOSJA
Protestat/ Voltana Ademi shpreh ‘dëshirën’ si

SHKODËR– Kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi e ftuar në një televizion lokal ka folur për dhunën e përdorur në protestat e opozitës në Tiranë. 

Në fjalën e saj, duke theksuar edhe postin e saj, Ademi ka shprehur edhe dëshirën e madhe për të gjuajtur me bomba molotov duke i quajtur ato si mjete legjitime. 

Tani unë do kthehem tek protestat. Tani unë shkoj në Tiranë dhe shkoj e protestoj biles fort. Po të kisha edhe unë molotov do të gjuaja. Pra që do të thotë që unë nuk di të gjuaj me molotov pavarësisht se kemi bërë edhe ushtaraken por na qëlloi që të ndryshonim sistemin. Por qejfi dhe dëshira që kur je aty në protestë për të dhënë gjithçka nga vetja. Do të kisha edhe unë dëshirë për të gjuajtur me molotov. Dhe po flas si kryetare e bashkisë së Shkodrës. Po mbytemi dhe nuk mjafton ky zëri për të bërtitur aq fort. Molotovi është mjet legjitim, përdoret në të gjitha vendet e botës.Nuk bëjnë asgjë, vetëm zhurmë dhe tym. Prandaj në këtë rast mendoj që bëjmë pak dhe duhet të bëjmë edhe më shumë.

Opozita e bashkuar prej muajsh protestojnë kundër qeverisë Rama. Në protestat e fundit, qytetarët kanë hedhur edhe bomba molotov duke shkaktuar reagime edhe nga ndërkombëtarët. Ata i kanë dënuar protestat e dhunshme duke bërë thirrje për dialog mes palëve.

(k.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne protestat e opozites protestat e opozites voltana ademi dhuna ne protestat e opozites protestat e opozites voltana ademi

Sondazh

Poll