Politike

Murrizi parashikon fundin e “armiqësisë” Rama-Basha: Do përfundojnë si Romeo dhe Zhulieta, do luajnë domino

6 Qershor 2019, 14:39 Nga DOSJA
Murrizi parashikon fundin e “armiqësisë” Rama-Basha: Do

TIRANË– Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi i ftuar në “45 minuta” ka parashikuar përfundimin e konfliktit politik të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. 

Murrizi tha se Basha e Rama do të përfundonin njësoj si Romeo dhe Zhulieta nëse nuk do të uleshin për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend. 

Biseda në studio:

Murrizi: Nëse nuk do ta shikojnë edhe për të mirën e tyre, mos të të duket çudi që Rama dhe Basha do të përfundojnë si Romeo dhe Zhulieta.

Denis Minga: Politike besoj?

Murrzi: Po, po! Mos të kenë merak shqiptarët se këta nuk ia ngulin thikën njëri-tjetrit. Kur të vije ajo kohë ata do jenë duke luajtur shah.

Minga: Nuk besoj se ndonjë prej tyre di të luajë shah.

Murrizi: Shah, mbase jo por domino. Në ishujt më turistik dhe me pasuri marramendëse nga pas. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha myslim murrizi edi rama kriza politike lulzim basha myslim murrizi

Sondazh

Poll