Politike

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Meta: Nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura

11 Shtator 2021, 07:47 Nga DOSJA
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Meta: Nderojmë kujtimin e paharruar

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme sulmet që ndodhën 20 vite më parë në SHBA. Meta shkruan se sot nderojmë të gjitha viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit. Kreu i Shtetit kujton dhe kapiten Feti Voglin të vrarë në Afganistan, teksa shkruan se Shqipëria është e vendosur si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen .

MESAZHI:

Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan!Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.Mirënjohje për sakrificat e të gjithë ushtarakëve tanë dhe personelit mbështetës, që kanë sakrifikuar gjatë këtyre dy dekadave në vijën e parë kundër terrorizmit! I përjetshëm kujtimi i Kapiten Feti Voglit!

Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë dhe do të mbahet një përkujtimore në nder të 2,977 viktimave që humbën jetën nga ngjarja më e madhe terroriste në historinë e SHBA-ve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit ilir meta 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit ilir meta

Sondazh

Poll