Politike

‘Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë për mua’/ Balla: Unë jam një socialist, e kam të shenjtë frymën e ekipit,

11 Shtator 2021, 05:11 Nga DOSJA
‘Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë për mua’/

TIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur të gjitha interpretimeve të bëra në adresë të tij ditët e fundit në media.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se sa të ketë forcë për tu marrë me politikë do të jetë një socialist, i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen e tij politike. Gjithashtu Balla shton se nuk i ka dashur dhe nuk i do kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i thashë paradite edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist në Kuvend.Sa të kem forcën për tu marrë me politikë une jam një socialist , i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen më të madhe politike të shqiptarëve.E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit , nder që dua vetem tia kthej ccdo ditë me gjithë forcat e mia.Nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Përsëri prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë.#gatipërshqipërinë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 20:00

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ngitur dyshime se kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur gisht në shpalljen e tij “non grata” në SHBA. I ft...