Politike

Matematikë e thjeshtë! Kush është aleati i Bashës që ka votuar për Lindita Nikollën, shifrat i ka kundër…

10 Shtator 2021, 20:42 Nga DOSJA
Matematikë e thjeshtë! Kush është aleati i Bashës

TIRANË– Lindita Nikolla mori 79 vota për t’u bërë kryetare e Kuvendit në seancën e sotme plenare. Por Partia Socialiste ka vetëm 74 deputetë në sallë, duke lënë në dyshim se ku janë marrë dhe nga kanë “rrjedhur” 3 votat e tjera. Në total, votat e vlefshme ishin 83, por Lëvizja Socialiste për Integrim u justifikua shpejt e shpejt duke deklaruar se të 4 fletët që ishin në kuti ishin kundër. Megjithatë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. 

Ku kanë dalë 3 votat e tjera? Një dyshim është tek deputetët e Partisë SocialDemokrate të Tom Doshit, i cili ndoshta edhe në këtë legjislaturë ka zgjedhur që të mbështesë maxhorancën. Por edhe një opsion tjetër është shumë i mundshëm që ka ndodhur. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, aleat i Bashës gjithashtu ka votuar.

Ka shumë mundësi që edhe vota e tij të ketë qenë pro Nikollës, pasi në kuti nuk kishte asnjë abstenim. Një tjetër votë mendohet të jetë ajo e Nusret Avdullait, i renditur i pesti në listën e Fierit nga Partia Demokratike, por që ka qenë pjesë e PDIU-së në këtë qytet. Mesa duket Basha kishte marra masat për demokratët por nuk e kishte parashikuar rrjedhjen e votave nga aleatët. Por nuk dihet nëse kjo “marrëveshje” me Ramën do të vazhdojë për gjatë apo ishte vetëm sot. 

(km/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lindita nikolla nusret avdullai seanca plenare 10 shtator 2021 vangjel dule lindita nikolla nusret avdullai seanca plenare 10 shtator 2021 vangjel dule

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 20:00

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ngitur dyshime se kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur gisht në shpalljen e tij “non grata” në SHBA. I ft...