Politike

Përjashtoi Berishën nga grupi parlametar! Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve dhe krerëve të degëve, Basha u shp

11 Shtator 2021, 05:29 Nga DOSJA
Përjashtoi Berishën nga grupi parlametar! Përfundon mbledhja e

TIRANË– Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kolegjin e Kryetarëve, si dhe kryetarët e degëve të PD. Mbledhja nisi në orët e para të mëngjesit, në orën 11:00, ndërsa vjen dy ditë pas vendimit të Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha. Mbledhja zgjati 1 orë e 30 minuta e besohet se Basha ka shpjeguar arsyet se përse mori këtë vendim të tillë.

Gjatë takimit mësohet se Basha është shprehur i gatshëm që të takohet sa më shpejt me liderin historik të PD-së për ta sqaruar edhe njëherë për arsyet e vendimit të marrë prej tij.

“Vendimi për përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar është më i vështiri për mua. Fakti që ai vendim u mor në momentin e fundit tregon se kam bërë dhe kemi bërë gjithçka që të gjendej një rrugë për ta shmangur këtë situatë. Por vendimi është do të jetë në fuqi për aq kohë sa z. Berisha të sqarojë pozitat e tij, për një çështje që edhe ai vetë është shprehur se është një betejë personale dhe ligjore. Unë nuk kam mohuar Sali Berishën dhe historinë e tij në këtë parti. Ai është anëtarë i Përhershëm i Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit Kombëtar. Dera e PD është e hapur për të. Në çdo kohë që ai do të takohet, unë do ta takoj dhe jam i gatshëm ta sqaroj për vendimin që kam marrë” u tha Basha, kryetarëve të degëve të PD-së,”-tha ai gjatë mbledhjes.

Dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha njoftoi se ka përjashtuar nga anëtarësia e Partisë Sali Berishën. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve. Ditën e djeshme Berisha shkoi në Kuvend, por u shoqërua nga deputetët e PS-së, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Nokës, megjithatë në sallë u ul larg demokratëve të tjerë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha mbledh kolegjin e kryetareve lulzim basha basha mbledh kolegjin e kryetareve lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 20:00

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ngitur dyshime se kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur gisht në shpalljen e tij “non grata” në SHBA. I ft...