Politike

Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Basha: Qëndrojmë krah SHBA, partner që na bashkon

11 Shtator 2021, 06:25 Nga DOSJA
Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Basha: Qëndrojmë krah SHBA,

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në lidhje me sulmet terroriste të 11 shtatorit që tronditën jo vetëm SHBA-në por dhe mbarë botën. Basha shkruan se i qëndron në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve.

MESAZHI:

Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit, dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e vecantë mes dy kombeve tona.

Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë dhe do të mbahet një përkujtimore në nder të 2,977 viktimave që humbën jetën nga ngjarja më e madhe terroriste në historinë e SHBA-ve

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit lulzim basha 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit lulzim basha

Sondazh

Poll