Politike

Basha me gisht tek “non grata”? Berisha ZBARDH detaje të tjera: Kryedemokrati nuk shkon as vetë në Amerikë, do n

10 Shtator 2021, 21:09 Nga DOSJA
Basha me gisht tek “non grata”? Berisha ZBARDH detaje të tjera:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është shfaqur fare i moderuar sot kundër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ky i fundit e nxorri dje jashtë grupit parlamentar. Në më shumë se 2 orë intervistë tek emisionin “Zonë e lirë”, Berisha zbuloi disa detaje të reja, që deri më tani nuk i kishte bërë me dije për mediat. Ndër to ishte dhe ngritja e aludimit se Basha mund të ishte gjithashtu në listën e zezë të Amerikës. 

“Gjithçka ka bërë vetëm në interesin e tij personal. Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Unë nuk e thashë këtë. Por ai ka disa vite që nuk shkon, ka udhëtime të anuluara,”-tha Berisha. Ndërsa shtoi se kishte persona që e kishin lajmëruar se Basha ishte gjithashtu një prej personave që kishin ndërhyrë që ai të shpallej i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë u shpreh se sërish mendonte që kryedemokrati, të cilin e cilësoi si një lider të thyer që nuk fiton dot zgjedhje, nuk kishte mjaftueshëm që SHBA të merrte vendimin.  

“Edhe i them “e di si është puna Lulzim”. Po. Nga Uashingtoni, një i njohur dhe nga Tirana një tjetër më kanë thënë që po ndodh kjo dhe është i implikuar direkt Lulzim Basha. Për këtë procesin “non grata”.Mund të thojë ç’të dojë Lulzim Basha, ç’të dojë Edi Rama, nuk mund të firmoset mbi bazën e këtyre të dhënave. Rama është kundërshtari im dhe kërkon të më eliminojë. Ka qenë dora e George Soros dhe lobimi i tij ka realizuar firmosjen. Unë thashë çfarë më kanë thënë dhe çfarë i thashë Lul Bashës sepse më insistoi. Më tha që “kjo më thotë që e kam paralajmëruar Berishën”. Unë i thashë që nuk më ka paralajmëruar njeri. Kur më insistoi për së dyti i thashë more zotëri nëse quhet paralajmërim që kanë ardhur dhe më kanë thënë që çdo vendim ma dikton Sali Berisha, tashi se ma kanë thënë. Tashi se më thuhet, mund ta marrë të mirëfilltë?,”-shtoi ai. Duke përmendur se është i hapur për të qenë pjesë e çdo hetimi që mund të ndërmerret nga SPAK. 

“Nuk e bëj dot tha kur i kërkuan të njëjtët persona që të mos digjte mandatet,”-pasi e akuzoi për standardë të dyfshita, Berisha paralajmon edhe një valë të re brenda PD-së, por nuk thotë qëllimin. Ku do të arrijë? 

“Aksioni im kundër Lul Bashës është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, së pari për mënyrën sesi Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë, rregull staturor,”-e mbylli Berisha.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Politike 10 Shtator 2021, 20:00

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka ngitur dyshime se kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur gisht në shpalljen e tij “non grata” në SHBA. I ft...