Politike

Sy për sy e dhëmb për dhëmb! Berisha ia nxjerr të gjitha: Basha marrëveshje me Ramën, duhet të investigohet. Unë nis ak

10 Shtator 2021, 19:26 Nga DOSJA
Sy për sy e dhëmb për dhëmb! Berisha ia nxjerr të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të investigohen përfitimet e kryedemokratit Lulzim Basha, duke u shprehur i bindur se ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se shumë shpejt do të nisë edhe aksionin e tij për të “ndëshkuar” numrin një të Partisë Demokratike. 

PJESË NGA BISEDA:

Berisha: Në kohën time SHBA nuk i ka caktuar dot kryetarët e partive. Interesi i tyre është interesi ynë. Secili ka interesin e tij. Por në mënyrë absolute nuk mundet që të caktohen kryetarët e partive. Nëse ju mendoni që një shtet tjetër mund t’i caktojnë deputetët dhe kryetarët e partive, kjo është fundi i sovranitetit të këtij vendi.

Cili është aksioni kundër Lul Bashës?

Berisha: Rivendosja dhe konsulta me anëtarët e PD, aktivistë, drejtues për mënyrën si Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë.

Marrëveshjen Rama-Basha e morët vesh tani?

Berisha: Dyshime kam pasur. Por nuk e kam ditur që ka marrëveshje. Ramës i duhet fasada. Luli bashkon forcat me Ramën kundër Sali Berishës. Çfarë fiton tjetër nga ato të nëndheshmet? Bëni ndonjë investigim. Lul Basha s’mund të sillet kështu. Do e çoj këtë çështje deri në referendum. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll