Politike

‘Nuk do e vras kurrë babanë politik’/ Berisha përballet me BETIMIN e Bashës: Pabesi! Ai ka disa vite që s’shkon në S

10 Shtator 2021, 19:12 Nga DOSJA
‘Nuk do e vras kurrë babanë politik’/ Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me publikun detaje të tjera nga bisedat që ka pasur me kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Berisha tha se para 3 ditësh, Basha e kishte kontaktuar me të dhe e kishte pyetur për dekriminalizimin.

Po ashtu, Berisha thotë se vendimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Lulzim Basha e bëri për arsye personale, megjithatë shtoi se nuk kishte dijeni nëse Basha ishte “non grata” në SHBA, por theksoi se ai nuk shkon në këtë vend prej disa vitesh.

Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dilte. Ma tha në telefon. Unë i thashë diskutoje në mbledhje, por ai transmetoi videon para. Ka bërë gjithçka për veten e tij. Në funksion të interesit personal. Ai ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Ka udhëtime të anuluara. Më mori në telefon 3 ditë para dhe më tha si do t’ja bëjmë sepse na nxjerr probleme ai ligji. Unë i thashë se nuk ka lidhje me një vendim pa prova. Foli me Ramën gjatë fushatës dhe i tha largo Berishën se merremi vesh bashkë,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll