Politike

Zhvillimet në PD, kryedemokrati Basha mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve

10 Shtator 2021, 19:24 Nga DOSJA
Zhvillimet në PD, kryedemokrati Basha mbledh nesër Kolegjin e

TIRANË– Partia Demokratike po zien nga zhvillimet! Një ditë pas seancës konstituive të parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha do të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve, ndërkohë që po nesër do të mbledhë edhe kryetarët e degëve të PD.

Mbledhja pritet të nisë në orën 11:00, ndërsa vjen dy ditë pas vendimit të Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha kundërshtoi vendimin që e quajti ‘nul’ ndërsa e akuzoi Bashën se ka dorëzuar sovranitetin e PD pasi ka rënë pre e kërcënimeve.

Sot ai shkoi në Kuvend, por u shoqërua nga deputetët e PS-së, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Nokës, megjithatë në sallë u ul larg demokratëve të tjerë.

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha pd mbledh kolegjin sali berisha sali berisha jashte grupit te pd lulzim basha pd mbledh kolegjin sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll