Politike

Keni frikë nga SPAK? Berisha: Jam i hapur për çdo lloj hetimi mbi tokë

10 Shtator 2021, 19:55 Nga DOSJA
Keni frikë nga SPAK? Berisha: Jam i hapur për çdo lloj hetimi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që të kthehet në subjekt hetimi për Strukturën e Posaçmë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Berisha, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, tha se nuk ka frikë nga asnjë hetim, duke u shfaqur i sigurtë se ndaj tij nuk do të ketë asnjë provë për të inkriminuar.

Keni frikë nga SPAK? Unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjëlloj mburoje për çdo çështje që ka të bëjë me personin tim ose me fëmijët e mi që prej ‘90-s e deri më sot. Asnjë! Kjo ka të bëjë me realitetin që ndjej unë vetëm time, por natyrisht të qenit i hapur për çdo hetim. Jam i hapur për çdo lloj vendimi dhe hetimi mbi tokë. Ka një problem aty. Nëse ecën me prova të sajuara të kthehen në bumerang. Provat kalojnë në filtra të ndryshëm. Më prova të sajuara është vështirë. S’ka asnjë të vërtetë ajo që thotë Basha se ka pasur detaje të tjera që nuk i ndante dot me publikun. S’i kam kërkuar njeriu ndihmë, por vetëm transparencë. Flasin dhe për këcënime me fëmijët. Bëj këtë ose. Në doktrinën e kërcënimit unë jam ai që jam. Zgjidhja ime është gjykata,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha jashte grupit te pd sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll