Politike

DETAJI! Rama me qese me vete, e nxjerr nga XHEPI dhe mbledh mbeturinat. Ku e mori vesh LËVIZJEN e PD?

10 Shtator 2021, 19:09 Nga DOSJA
DETAJI! Rama me qese me vete, e nxjerr nga XHEPI dhe mbledh mbeturinat. Ku e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka treguar shumë herë që di të bëjë spektakël, por sot edhe parashikimi më i çuditshëm nuk do të mund t’i binte në të. Sot ka kaluar gjithçka në një nivel tjetër! 

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi që në mëngjes deputetët e tij dhe i instruktoi që të mos e votonin Lindita Nikollën si kryetare të Kuvendit. Dhe u dëgjua! Të gjithë deputetët grisën fletët e votimit dhe i hodhën në tokë, krahas kutisë. Me t’i ardhur radha, Rama u shndërrua në punë sekondash në një ambientalist të pashoq dhe nis t’i mbledhë me radhë. Por çudia ende nuk ka ndodhur! 

Në këtë moment, krejt normalisht pa rënë në sy fare, kryesocialisti nxjerr një qese nga xhepi, për të cilën u shpreh se e kishte kërkuar. Por në asnjë moment nuk u pikas akush që t’i ofrohej. Kuvendi live ishte gjatë gjithë kohës! Kur ndodhi kjo lëvizje që s’u pa nga askush? Kush lëviz me qese me vete? Si e mori vesh Rama çdo të ndodhte në seancë plenare me opozitën? Kush e informoi për lëvizjet mes demokratëve? Apo vërtetë ka qenë një lëvizje e momentit të fundit?

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama rama mbledh plehrat edi rama rama mbledh plehrat

Sondazh

Poll