Politike

Kuvendi u mblodh sot, MESAZHI I FORTË nga BE: Keni rol kyç për pranimin në union, presim nga ju të çoni para integrimin

10 Shtator 2021, 18:55 Nga DOSJA
Kuvendi u mblodh sot, MESAZHI I FORTË nga BE: Keni rol kyç për

TIRANË– Bashkimi Europian në Shqipëri ka përgëzuar, pas seancës konstituive të parlamentit, votimin e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit. Por gjithashtu kanë përçuar edhe një mesazh për të gjithë deputetët e betuar sot në sallë. 

BE ka kërkuar nga të gjithë që të punojnë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, duke shtuar se çështja duhet që të ketë përparësi për të gjithë. 

Urime anëtarëve të Kuvendit të ri Shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit,”-tha Luigi Soreca.

Sot, Lindita Nikolla u zgjodh me 79 vota si kryetarja e re e Kuvendit. Opozita ka grisur fletët e votimit duke mos votuar për të, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Seanca spikati me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha që akuzon dyshen Rama-Basha për një pakt okult për eleminimin e opozitarizmit në Shqipëri. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luigi soreca seanca plenare 10 shtator 2021 luigi soreca seanca plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll