Sport

“Çita nuk zbret në nivelin e qenve”, postimi misterioz i Zlatan Ibrahimovic, çuditen tifozët e Milanit: Mos e hu

10 Shtator 2021, 15:55 Nga DOSJA
“Çita nuk zbret në nivelin e qenve”, postimi misterioz i

MILANO-Zlatan Ibrahimovic shpesh përdor krahasimin me kafshët për të shpejguar stilin e jetës së tij. Këtë herë një nga story-t që suedezi ndau me ndjekësit në Instagram ishin disa qenë dhe një çita.

Postimi i Ibrahimovic

“Qeni dhe çita. Fotografia tregon një garë shpejtësie që u zhvillua midis qenve dhe një çita, për parë se kush është më i shpejti. Të gjithë u habitën që çita nuk lëvizi nga vendi i tij, kështu që ata kërkuan nga koordinatori përgjigjen.
“Ndonjëherë përpjekja për të provuar se jeni më i miri është një fyerje.” Ne nuk kemi nevojë të zbresim në nivelin e të tjerëve për t’i bërë ata të kuptojnë se ne jemi më të fortë. Mendoni me kujdes dhe kurseni energjinë tuaj për atë që meritoni.

Çita e përdor shpejtësinë e tij vetëm për të gjuajtur, jo për t’u dëshmuar qenve se është më i shpejti dhe më i forti. Mos e humbni kohën tuaj duke dëshmuar vlerën tuaj. ” Ishte postimi i Zlatan Ibrahimovic.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll