Bota

Përfundon autopsia dhe identifikimi i viktimave të tragjedisë në Tetovë, trupat e pajetë do tu dorëzohen familjarëve

10 Shtator 2021, 11:32 Nga DOSJA
Përfundon autopsia dhe identifikimi i viktimave të tragjedisë

MAQEDONIA E VERIUT- Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar autopisa e trupave të sjellë nga Tetova, pas zjarrit që shkrumboi spitalin modular, në të cilin kuroheshin pacientë të sëmurë nga Covid-19.

Me ndihmën e DNK analizës janë identifikuar trupat e 14 viktimave të cilët humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Është kryer obduksion edhe ndaj një pacienteje më të re, trupi i së cilës është sjell në Institutin e Mjekësisë Ligjore”- ka deklaruar Aleksandër Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Mes viktimave nga zjarri në Spitalin Modular të Tetovës janë tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin të hospitalizuar si pacientë në qendrën Covid. Nga viktimat, dy persona, bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje janë persona nga jashtë të cilët nuk ishin të shtruar në spital.

Me urdhër të Prokurorisë është kryer autopsi edhe ndaj pacientes, e cila ka ndërruar jetë nga Covid-19 pak para zjarrit, ndërsa personeli mjekësor ka qenë duke luftuar për ti shpëtuar jetën. Trupi i pajetë i pacientes është nxjerr nga spitali në momentin e shpërthimit të zjarrit. Autopsia është kryer për të vërtetuar saktë shkaqet e vdekjes, pas çka është konstatuar se shkak i vdekjes nuk është zjarri.

Identifikimi i trupave është kryer me ndihmën e familjarëve të viktimave, MPB-së dhe Njësitit për hetime.

Gjatë ditës trupat e pajetë pritet tu dorëzohen familjeve. Ka filluar tërheqja e trupave të viktimave nga Instituti i Mjekpligjor. Sot do t’u dorëzohen disa nga trupat e viktimave familjarëve, të cilët po ashtu sot do të varrosen.

Lajmi kryesor/ Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 të plagosur! Filipçe: Nuk e jap dorëheqjen

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksandër stankov tragjedia ne tetove aleksandër stankov tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2021, 09:31

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të enjten se grupi ekstremist i al-Kaedës që përdori Afganistanin si një bazë për të sulmuar Shtetet e Bas...