Bota

Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, mbahet sot seanca e parë dëgjimore për të arrestuarin

10 Shtator 2021, 10:04 Nga DOSJA
Vrasja e dy zyrtarëve të PDK-së në Pejë, mbahet sot

KOSOVË- Në Gjykatën Themelore të Pejës sot pritet të mbahet seanca e parë dëgjimore ndaj të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur dy ditë më parë.

Seanca do të mbahet pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti e cila u shpreh se dyshohet se vëllai i Astrit Ademaj ka qëlluar mbi Blerand Kadrijaj pasi ky i fundit e ekzekutoi.

Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017, Blerand Kadrijaj. Sipas informacioneve të deritanishme sherri ka qenë për arsye familjare dhe nuk ka patur motive politike.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora astrit ademaj blerand kadrijaj tringa zhuti astrit ademaj blerand kadrijaj tringa zhuti

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2021, 09:31

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të enjten se grupi ekstremist i al-Kaedës që përdori Afganistanin si një bazë për të sulmuar Shtetet e Bas...