Bota

Mes lotësh dhe melodisë së “Chi Mai” të Enio Morricone, i jepet lamtumira e fundit ikonës së filmave francezë, Jean-P

10 Shtator 2021, 09:50 Nga DOSJA
Mes lotësh dhe melodisë së “Chi Mai” të Enio

FRANCË- Politikant, njerëz të artit dhe yjet e sportit ishin në mesin e mijëra njerëzve që ndoqën ceremoninë e lamtumirës së aktorit të njohur francez, Jean-Paul Belmondo.

Ceremonia e lamtumirës u mbajt në sheshin  Les Invalides në Paris, ku Presidenti Emmanuel Macron mbajti një fjalim duke nderuar ikonën e ndjerë.

Trupi i pajetë u përcoll për në banesën e fundit me grupin ushtarak që luajti “Chi Mai” të Enio Morricone nga filmi “Le Professionnel”

Aktori i njohur francez Jean-Paul Belmondo u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Belmondo, i lindur në Neuilly-sur-Seine, në Francë në vitin 1933, është gjerësisht i njohur për popullin shqiptar si Zhos Profesionisti. Ai preku famën ndërkombëtare me “Breathless”, filmin revolucionar të Jean-Luc Godard.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ndahet nga jeta jean-paul belmondo ndahet nga jeta jean-paul belmondo

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2021, 09:31

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të enjten se grupi ekstremist i al-Kaedës që përdori Afganistanin si një bazë për të sulmuar Shtetet e Bas...