Bota

Qeveria e Kosovës prezanton programin mbi shtesat e lehonave, Murati: Kush është e pasiguruar përfton 6 muaj pagë minimale

10 Shtator 2021, 10:50 Nga DOSJA
Qeveria e Kosovës prezanton programin mbi shtesat e lehonave, Murati: Kush

KOSOVË- Ministri i Financave, Punës e Transfereve në Kosovë, Hekuran Murati në një konferencë shtypi të mbajtur me kryeministrin Albin Kurti ka bërë të ditur detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Murati ka shpjeguar se do të ketë pagesa si për lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.

“Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet për dy kategori. Pagesa bëhet për lehonat e papunësuara, ato që na ATK figurojnë si të papunësuara në 12 muajt e fundit para datës së lindjes për të cilat mbështetja do të jetë në vlerën e pagës minimale për 6 muaj”, tha ai.

Më tej ai shtoi se për të punësuarat janë 3 muaj, kjo është si shtesë, e asaj që tashmë e marrin. Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse paguhen nga ajo që tashmë u takon sipas Ligjit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hekuran murati ministri i financave punës e transfereve në kosovë hekuran murati ministri i financave punës e transfereve në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2021, 09:31

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të enjten se grupi ekstremist i al-Kaedës që përdori Afganistanin si një bazë për të sulmuar Shtetet e Bas...