Bota

Koronavirusi në Kosovë jashtë kontrollit, Kurti ia lë fajin IKSHP-së: Ne kemi vepruar në lidhje me rekomandimet e tyre

10 Shtator 2021, 11:18 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kosovë jashtë kontrollit, Kurti ia lë fajin

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lënë përgjegjësinë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për situatën e rënduar me COVID-19 gjatë muajve të fundit në vend.

Përmes një video që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Gjatë fjalës së tij ai i ka lënë ‘fajin’ Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duke thënë se kanë vepruar në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së. Ai ka deklaruar se në qershor e korrik s’kanë marrë masa, meqenëse numrat ishin tejet të ulët.

Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin tejet të ulët do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë, edhe sot, ne kemi vepruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me situatën në terren ku numri i rasteve të reja ishte shumë i ulët deri në fillim të muajit gusht e madje gjatë tërë dhjetë ditëshit të parë”, ka thënë Kurti.

Për shembull më 8 gusht nuk kishim asnjë të vdekur, më 13 gusht vetëm një të vdekur, kurse më 28 gusht, pra 15 ditë më vonë, 36 të vdekur. Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Ekspertët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë”, shtoi Kurti.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti instituti kombëtar i shëndetit publik kosove koronavirusi ne kosove albin kurti instituti kombëtar i shëndetit publik kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2021, 09:31

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të enjten se grupi ekstremist i al-Kaedës që përdori Afganistanin si një bazë për të sulmuar Shtetet e Bas...