Bota

E rëndë në Maqedoni, humb jetën nga Covid-19 një 18-vjeçare në muajin e shtatë të shtatzanisë

10 Shtator 2021, 10:36 Nga DOSJA
E rëndë në Maqedoni, humb jetën nga Covid-19 një

MAQEDONIA E VERIUT- Një 18-vjeçare shtatzënë nga Gjevgjelia e Maqedonisë ka ndërruar jetë dje nga Covid-19.

Sipas Alsat, e reja ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë dhe kishte disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese pasi vuante nga probleme kardiake dhe kishte një sëmundje të rrallë gjenetike.

Drejtori i spitalit në Gjevgjeli, Dimitar Krgjev, tha se e gjithë familja e saj ka qenë pozitive me Covid, ndërsa vajza është shtruar në spital pasio ka qenë në gjendje më të rëndë.

Maqedonia e Veriut dje regjistroi 256 raste të reja, nga 2,778 testimet e bëra për Covid-19, 31 pacientë  humbën jetën me korona virus, ndërsa 545 të tjerë janë shëruar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut kkoronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 10 Shtator 2021, 09:31

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të enjten se grupi ekstremist i al-Kaedës që përdori Afganistanin si një bazë për të sulmuar Shtetet e Bas...