Bota

I vështirë identifikimi i disa viktimave, flet kordinatori i spitalit, Gëzim Nuredini: Gjithçka ndodhi brenda 3-5 minutash,

10 Shtator 2021, 09:17 Nga DOSJA
I vështirë identifikimi i disa viktimave, flet kordinatori i spitalit,

MAQEDONIA E VERIUT- Koordinatori i spitalit modular, Gëzim Nuredini, deklaroi sot se identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi dhe se për to duhet të bëhet analiza e ADN-së. Ai apeloi deri tek familjarët për durim, dhe njoftoi se kufomat do tua dërgojnë në shtëpi.

Gjithashtu Nuredini pohoi se regjistrimet nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në qendrën covid të djegur në Tetovë i janë dorëzuar Prokurorisë.

Ka kamera vëzhgimi, nga ana dhe nga përpara, dhe materialet i janë dorëzuar prokurorit publik,” tha Nuredini.

Sipas hetimeve paraprake gjithçka ndodhi shumv shpejt, në 3-5 minuta duke mos i lënë kohë reagimi pacientëve që ndodheshin brenda, të cilët për shkak të gjendjes së tyre të rënduar nuk mund të dilnin jashtë në kohë.

Gjithçka zgjati 3-5 minuta. Ekipet mjekësore, stafi dhe njerëzit që ishin jashtë, të afërmit që donin të komunikonin me ne ata të gjithë ndihmuan dhe gjithçka ndodhi në 3 minuta. Vetëm ata 12 pacientë mbijetuan gjatë asaj kohe. Të tjerët nuk patën sukses sepse flakët mbuluan të gjithë hapësirën në 3 minuta, “- tha Nuredini.

Lajmi kryesor/ Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 të plagosur! Filipçe: Nuk e jap dorëheqjen

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gëzim nuredini tragjedia ne tetove gëzim nuredini tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll