Bota

Biden bisedë pas 7 muajsh me Presidentin kinez: Do menaxhojmë me përgjegjësi konkurëncën mes dy vendeve

10 Shtator 2021, 09:05 Nga DOSJA
Biden bisedë pas 7 muajsh me Presidentin kinez: Do menaxhojmë me

SHBA- Presidenti Joe Biden ka biseduar me homologun e tij kinz Xi Jinping për herë të parë pas 7 muajsh. BBC shkruan se në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se dy udhëheqësit kishin diskutuar përgjegjësinë e të dy kombeve për të siguruar që konkurrenca të mos kthehet në konflikt.

Kjo është vetëm biseda e dytë mes tyre që kur Presidenti Biden mori detyrën. Marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë qenë të tensionuara, me përplasje për çështje si tregtia, spiunazhi si dhe pandemia.

“Të dy udhëheqësit patën një diskutim të gjerë strategjik, në të cilin ata diskutuan fushat ku interesat tona konvergojnë dhe fushat ku interesat, vlerat dhe perspektivat tona ndryshojnë. Ky diskutim, siç e bëri të qartë Presidenti Biden, ishte pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës,” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden xi jinping joe biden xi jinping

Sondazh

Poll