Aktualitet

U shpall “non-grata” në Amerikë, pjesa më e madhe e shqiptarëve mbështesin vendimin e SHBA për Berishën

9 Shtator 2021, 19:23 Nga DOSJA
U shpall “non-grata” në Amerikë, pjesa më e madhe e

Shumica e shqiptarëve e mbështesin vendimin e SHBA për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sondazhi i Euronews Albania tregon se 57% e mbështesin “shumë” ose “disi” vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, 21.2% janë në mëdyshje “edhe po edhe jo”, ndërsa 19.4% nuk e mbështesin.

Mbështetja ndaj këtij vendimi është e madhe edhe mes personave që zgjodhën të mos votonin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sondazhi tregoi se 48.8% e atyre që mund të konsiderohen si “elektorati gri” janë “pro” shpalljes “non grata” të Berishës.

Ndryshe ndodh mes votuesve të PS-së ku mbështetja është pothuajse maksimale (88%), ndërsa në radhët e votuesve të PD-së ka një ndarje, 45.2% nuk e mbështesin, 18.8% po, ndërsa 34.8% janë në mëdyshje “as po as jo”.

Metodologjia:

Sondazhi u krye në nivel kombëtar në bazë të 1 mijë intervistave (49.5% meshkuj, 50.5% femra të moshës mbi 18 vjeç) nga data 10 deri më 28 gusht./ Marrë nga Euronews Albania

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berisha non-grata shqiptaret pro vendimit berisha non-grata shqiptaret pro vendimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 15:36

KUKËS– Fjala vret më shumë se plumbi por duket se në Kukës ka ende “besnikë” të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me grushta. Në redaksinë e Dosja.al ka mbërri...