Aktualitet

Digjet banesa në katin e katërt të një pallati në Vlorë, panik tek banorët, ndërhyjnë zjarrfikësit

9 Shtator 2021, 17:26 Nga DOSJA
Digjet banesa në katin e katërt të një pallati në

VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, ku është përfshirë nga flakët banesa e L. T, në katin e 4-ët të një pallati.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, megjithatë zjarri ka shkaktuar panik tek banorët e pallatit, të cilët kanë dalë me urgjencë nga banesat e tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vlore zjarr ne pallat ne vlore vlore zjarr ne pallat ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 15:36

KUKËS– Fjala vret më shumë se plumbi por duket se në Kukës ka ende “besnikë” të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me grushta. Në redaksinë e Dosja.al ka mbërri...