Bota

‘Nuk e jap dorëheqjen, përgjegjësi pas hetimeve’, ministri Filipçe reagon pas tragjedisë në Tetovë

10 Shtator 2021, 06:56 Nga DOSJA
‘Nuk e jap dorëheqjen, përgjegjësi pas hetimeve’,

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko filpçe në një intervistë për shtyp, e para pas tragjedisë së djeshme në spitalin Covid-19 në Tetovë, tha se gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme është folur për dorëheqjen e tij, por ai konfirmoi se nuk do të jap dorëheqje deri sa të mbarojë hetimi që në vazhdim.

Sot në shumë media kishte thirrje për dorëheqjen time, më lejoni që të them se nga përgjegjësia as kam ikur e as do të ikë, por do të pres që të përfundoj hetimi. Për shkak se edhe në këtë periudhë ka nevojë për menaxhimin e një pjese të krizës, posaçërisht për pacientët e Tetovës, lidhur me atë që ndërlidhet me obduksionin. Dhe pas mbarimit të hetimit do ta sjell këtë vendim nëse do të jap dorëheqje. Është e vështir të përshkruhet me fjalë barra dhe dhimbja që e ndjej, bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave, por megjithatë do të pres përfundimin e hetimeve”- tha Filipçe.

Ai gjithashtu tha se spitalet modulare në të gjitha qytetet janë të sigurta dhe se të gjitha materialet që janë instaluar në këto spitale janë të certifikuara dhe të testuara. Sipas ministrit janë kryer të gjitha kontrollet e duhura para lëshimit në funksion edhe të spitalit modular të Tetovës që mori flakë dje.

Gjatë pyetjes së Alsatit drejtuar Filipçes, se si është e mundur që të afërmit e familjes vizitonin lirshëm të afërmit e tyre të prekur me Covid, ministri tha se nuk ka pasur më herët informacione të tilla dhe se më parë duhet të informohet pranë spitalit të Tetovës dhe më pas do të përgjigjet. Por, ai insistoi se vizitat janë absolutisht të ndaluara në repartet apo spitalet modulare ku trajtohen pacientët me Covid.

Një nga viktimat e mbrëmshme ishte edhe vajza e një paciente ku qëndronte brenda për t’u kujdesur për nënën e vet, dhe humbi jetën në tentativë e sipër për të shpëtuar të ëmën.

Lajmi kryesor/ Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 të plagosur! Nis sot marshimi paqësor në nderim të jetëve të humbura

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora tragjedia ne tetove tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll